Ka përfunduar aventura e Ruben Amorimit te Manchester United. Klubi anglez ka komunikuar shkarkimin e trajnerit portugez 40-vjeçar me efekt të menjëhershëm, duke mbyllur bashkëpunimin pas vetëm 14 muajsh.
Në bazë të këtij vendimi ka qenë një prishje e pariparueshme e marrëdhënieve me drejtuesit e klubit, e cila shpërtheu pas deklaratave të fundit polemike. Tani drejtimi i “Djajve të Kuq” i kalon Darren Fletcher-it, i cili është gati të marrë rolin e trajnerit të përkohshëm.
