Nottingham Forest ka zyrtarizuar afrimin e Renan Lodit. Klubi i Premier League ka bërë njoftimin zyrtar në rrjetet sociale, duke nënshkruar kështu një kontratë të re me mbrojtësin.

Lodi vjen nga Atletico Madrid, skuadër në të cilën ka qëndruar 3 vite. Mbrojtësi brazilian është shprehur i lumtur për kalimin te Nottingham.

“Së pari, jam shumë i lumtur që jam këtu. Nottingham Forest është një ekip i jashtëzakonshëm në futbollin anglez dhe një klub shumë i madh.Jam shumë i emocionuar për mundësinë dhe mezi pres të filloj stërvitjet, të takoj shokët e skuadrës dhe të luaj. Ndihem shumë i lumtur sot” – Tha ai.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: