Pasi “Panorama Sport” paralajmëroi akordin mes Larisës dhe Skënderbeut për mesfushorin Suad Sahiti, vjen edhe konfirmimi nga vetë klubi grek në faqen zyrtare. Pak minuta më parë, Larisa zyrtarizoi transferimin e kosovarit që ka luajtur me fanellën bardhekuqe në pjesën e dytë të sezonit të kaluar.

Sahiti firmosi për tri vite me skuadrën ku u bë legjendë ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, i ndjeri Lefter Millo.

Klubi grek nuk jepte detaje për marrëveshjen me Skënderbeun, por gazeta zbulon se korçarët kanë mbajtur vetëm 30 % të kartonit. Këtë e konfirmon edhe portali i njohur sportiv në Greqi, “gazzetta.gr”.
Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/zyrtare-mesfushori-i-skenderbeut-firmos-per-tri-vite-ne-greqi/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb