Alexis Saelemaekers ka nënshkruar një kontratë të re me Milanin, e cila do ta lidhë atë me klubin deri në verën e vitit 2031. Mesfushori ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare, e cila do të hyjë në fuqi nga 1 korriku 2026. Ai do të vazhdojë me kushtet e tij aktuale deri në fund të sezonit 2025-26, më pas paga e tij do të përmirësohet ndjeshëm.

“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë se Alexis Saelemaekers ka rinovuar kontratën e tij me Klubin deri më 30 qershor 2031, me efekt nga 1 korriku 2026”, thuhet në një deklaratë të klubit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb