Ndodhi ajo që pritej. Efekti Gazidis është ndjeherë menjëherë teksa Zvonimir Boban nuk është më pjesë e Milanit. Kroati që shkëlqeu në fushën e blertë me fanellën kuqezi, është shkarkuar me efekt të menjëhershëm, ndërsa sikundër pritej është konfirmuar trajneri Pioli
“AC Milan konfirmon se i ka komunikuar zotit Zvonimir Boban ndërprerjen e kontratës me efekt të menjëhershëm për rolin e Shefit të Futbollit në klub. Klubi falënderon Zvonimir për punën e tij në këto 9 muaj dhe i uron më të mirën për të ardhmen profesionale. Klubi konfirmon besimin e plotë te Stefano Pioli dhe stafi teknik si dhe sheh me optimizëm drejt pjesës së mbetur të sezonit, me vendosmërinë për të vazhduar rrugëtimin e rritjes për t’u kthyer në majat e futbollit botëror me një projekt në përputhje me parametrat e Fair Play Financiar”, shkruhet në njoftimin e klubit.
(Balkanweb)
