Mirlind Daku ka rinovuar me Rubin Kazan deri në vitin 2029. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare do vazhdojë kështu te klubi rus ku u kthye në faktor të faktor të rëndësishëm. Daku ishte pranë firmës me Zenitin, por gjithçka dështoi në momentet e fundit. Zyrtarizimi për rinovimin erdhi përmes një video të frymëzuar nga seriali “Squid Game”.

Kështu Daku zgjedh letrën e kuqe, që simbolizon Rubinin, dhe i gjuan blusë(Zenitit).  Mjaft e veçantë kjo ide me me sulmuesin shqiptar. Rubin Kazan ka plotësuar kushtet financiare të Dakut, për këtë edhe ka ardhur rinovimi. Kontrata e mëparshme përfundonte pas një sezoni.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: