Crystal Palace është përjashtuar nga Europa League. Vendimi nga UEFA është zyrtar dhe ishte i pritshëm, edhe pse i pazakontë për një klub anglez. Kjo pasi Lyon fitoi Apelin për të mos rënë në ligën e dytë franceze dhe mund të marrë pjesë në kompeticion europian.

Rregullat e UEFA-s ndalojnë që dy klube me të njëjtin pronar të luajnë në të njëjtin kompeticion. John Textor, që ka shumicën e aksioneve të Crystal Palace, po ashtu është pronar i Lyon-it.

Kështu Crystal Palace do luajë në Conference League. Vendim ky që ishte i pashmangshëm nga UEFA. Kujtojmë që Crystal Palace mposhti në finale të FA Cup ekipin e Manchester Cityn, për të marrë trofeun e parë. Por tani duhet të luajnë në Conference League dhe jo në Europa Leagiue.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb