Të reja të rëndësishme në shtëpinë e Flamurtarit. Klubi vlonjat i Kategorisë së Parë ka zyrtarizuar uljen në pankinë të teknikut Diego Longo. Longo do të pasojë Marcelo Troisin, i larguar para pak ditësh.

“Diego Longo është zyrtarisht trajner i Flamurtarit!
Longo ka mbërritur në Vlorë pasditen e së enjtes ndërkohë ka nisur menjëherë stërvitjen në stadiumin ‘Flamurtari’.
Momente nga seanca stervitore e zhvilluar ne stadiumin “ Flamurtari “ – Shkruan klubi. Flamurtari synon rikthimin në elitë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb