Leeds United ka siguruar nënshkrimin e Weston McKennie nga Juventusi në formë huazimi me një opsion për të blerë lojtarin për një total prej 36 milion € plus 4.5 milion € të tjera në bonuse.

Një deklaratë nga klubi bardhezi konfirmon se kemi të bëjë një huazim prej 6 muajsh. Ekziston një opsion për të blerë futbollistin për 34.5 milion € dhe pagesë të bëhet me pesë këste, ccka i bie një rritje prej 4.5 milion € të tjera të lidhura me performancën.

Ylli i Shteteve të Bashkuara u largua dje nga torinezët dhe iu nënshtrua testeve mjekësore këtë mëngjes përpara se të firmoste kontratën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb