Ardit Nikaj ka ndarë rrugët me Skënderbeun dhe menjëherë ka gjetur skuadrën e re. Sulmuesi ka nënshkruar me Wisla Krakow, ekip që luan në Poloni.

Nikaj synon që të bëjë sezon pozitiv në ekipin e ri, ku do të kërkojë të përshtatet me ambientin.

Sa i takon akordit, bëhet fjalë për një huazim një-vjeçar me opsionin e blerjes së kartonit. Në sezonin e fundit te Skënderbeu, ai luajti 25 ndeshje dhe realizoi 5 gola.

“Jemi të kënaqur të njoftojmë se Ardit Nikaj i është bashkuar Wisła Kraków. Sulmuesi 23-vjeçar nga Shqipëria i bashkohet ekipit tonë me një huazim njëvjeçar me mundësi transferimi të përhershëm”- shkruan klubi.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb