Milan është përforcuar në mbrojtje. Kuqezinjtë kanë afruar në skuadër Malick Thiaw, prurje kjo që vjen nga Schalke. 21 vjeçari gjerman produkt i akademisë së Schalke dhe shihet si një futbollist mjaft me prespektivë.

Sa i përket kontratës, ai ka firmosur deri në vitin 2027. Thiaw do i duhet të përballet me një konkurrencë të madhe te Milani, pasi rivaliteti brenda grupit është i lartë. Ekipi i drejtuar nga Stefano Pioli do kërkojë të mbrojë titullin kampion të fituar në vitin e kaluar.

“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë se ka firmosur me futbollistin Malick Thiaw nga Schalke 04. Mbrojtësi gjerman ka nënshkruar kontratë me klubin kuqezi deri më 30 qershor 2027” – shkruan klubi.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: