Daley Blind i është bashkuar Bayern Munichut me një kontratë gjashtëmujore, me mbrojtësin e njohur holandez që i shton cilësi dhe përvojë të nivelit të lartë kampionëve të Bundesligës.

Blind, i cili mbush 33 vjeç në mars, transferohet te Bayern pasi kontrata e tij me Ajax-in përfundoi me pëlqim të përbashkët në fund të dhjetorit. Ai do t’i ofrojë trajnerit Julian Nagelsmann një opsion shtesë mbrojtje pas lëndimit që Lucas Hernandez pësoi. Ish-lojtari i Manchester United do të luajë me Matthijs de Ligt dhe francezin Dayot Upamecano në qendër të prapavijës së bavarezëve. Ashtu si Hernandez, Blind gjithashtu mund të luajë në krahun e majtë, duke siguruar kështu se mund të ndërrojë edhe Alphonso Davies.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: