Demokracia e Re, partia e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis do të kandidojë zyrtarisht Fredi Belerin për të qenë eurodeptuet.

Beleri, i cili është dënuar nga drejtësia shqitpare për blerje votash, ka reaguar nga burgu duke falënderuar Mitsotakis për mundësinë, por edhe për mbështetjen gjatë muajve të fundit.

Bëhet e ditur se Fredi Beleri është përfaqësuar në aktivitetin e Demokracisë së Re nga vëllai i tij, Leonardos dhe është duartrokitur nga të pranishmit gjatë shpalljes së emrit.

Reagimi i Belerit:

“Bashkqytetarë,

Sot, kryeministri Kyriakos Mitsotakis më ofroi mundësinë për të konkurruar për votën e popullit grek në zgjedhjet evropiane të qershorit 2024. E falënderoj për këtë, por mbi të gjitha e falënderoj për mbështetjen e palëkundur që më ka ofruar gjatë gjithë këtyre muajve. ndërsa unë kam qenë i burgosur.

Beteja që po bëj nuk është personale. Është një betejë për shtetin ligjor dhe demokracinë, rregullat e së cilës duhet të respektohen nga të gjithë. Është një betejë për vlerat e mbrojtura nga Perëndimi dhe Evropa, të cilat duhet të respektohen nga ata që duan t’i bashkohen familjes më të madhe evropiane. Është një betejë për pjesën më të përndjekur dhe të padrejtë të helenizmit, minoritetin grek në Shqipëri. Vëllezërit e mi, të cilët pas dekadash shtypjeje, duan dhe meritojnë të jetojnë të lirë dhe të qetë, pa frikë, në një vend që respekton të drejtat, nderin dhe pronën e tyre.

I bëj thirrje çdo gruaje dhe burri grek të mbështesë votën e Demokracisë së Re, të mbështesë kryeministrin që po ndërton me vendosmëri dhe metodikë një Greqi të fortë dhe krenare, Kyriakos Mitsotakis.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb