Partizani zyrtarizoi pak më parë firmën me mbrojtësin e majtë,David Atanaskoski. Lojtari ka nënshkruar një kontratë 1 vjeçare, me mundësi rinovimi edhe për një tjetër.

25 vjeçari është aktivizuar për disa sezone në Maqedoninë e Veriut, duke veshur fanellat e Akademija Pandev dhe Makedonija GP. Nuk mund të lihet pa përmendur përvoja në Kazakhistan me Shakhtar Karagandy.

“FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me lojtarin David Atanaskoski. Mbrojtësi i majtë bashkohet me të kuqtë pas eksperiencave të fundit te Shakter Karaganti në Kazakistan dhe Makedonija Gjorce Petrov. 25 vjeçari nga Maqedonia e Veriut ka nënshkruar me Partizanin një kontratë një vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon dhe menjëherë do ti bashkohet skuadrës në Slloveni” – Shkruan klubi.

D4
D4

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb