Erald Çinari ka bërë zgjedhjen e tij për të ardhmen. Nuk është Partizani, as ndonjë skuadër tjetër e përfolur së fundmi, por Shkëndija.

Ka qenë klubi nga Maqedonia e Veriut që ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me lojtarin 26-vjeçar të lindur në Shkodër. Firma ka ardhur më në fund dhe bëhet fjalë për një kontratë që pritet të zgjasë një vit e gjysmë.

Kujtojmë që për Çinarin ka patur bisedime edhe nga Partizani dhe Tirana, por me skuadrat e kryeqytetit shqiptar nuk u arrit asnjë akord. Sulmuesi pritet të jetë një vlerë e shtuar te Shkëndija, në këtë pikë sezoni.


(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: