Të reja të rëndësishme në shtëpinë e Partizanit. Klubi i kuq ka njoftuar përfundimin e bashkëpunimit me lojtarin Eneo Bitri, i cili do të transferohet  në klubin çek FC Banik Ostrava.

“FK Partizani zyrtarizon transferimin e mbrojtësit Eneo Bitri në klubin çek FC Banik Ostrava. Klubi i shpreh mirënjohjen lojtarit për kontributin e dhënë dhe përkushtimin e tij me fanellën e kuqe duke u graduar me meritë edhe kapiteni ynë. Shumë suksese në aventurën tënde të re Eneo Bitri. Kënaqësi që ishe pjesë e familjes tonë të madhe FK Partizani.” – Shkruan klubi.

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: