Partizani ndërhyn në merkato. Klubi i kuq ka firmosur me mesfushorin 18-vjeçar Kazeem Ogunleye. Lojtari nga Nigeria ka firmosur një kontratë, të vlefshme për 4 vite.

Postimi:

Partizani konkretizon me sukses transferimin e lojtarit Kazzem Ogunleye. Mesfushori ofensiv 18 vjeçar i bashkohet të kuqve pasi ka mbyllur pozitivisht eksperiencën me Enugu Rangers, skuadër me të cilën fitoi titullin kampion të Nigerisë.

Një prej talenteve premtuese të futbollit Nigerian dhe njëkohësisht kontigjent i ekipit përfaqësues të Nigerisë Ogunleye ka nënshkruar me Partizanin një kontrate 4 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.”, shkruan Partizani.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb