Ka përfunduar aventura e trajnerit Nevil Dede në krye të skuadrës së Ferizajt në Superligën e Kosovës. Klubi ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me ish-lojtarin e njohur.

“Klubi ynë njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Nevil Dede. Vendimi është marrë në interes të klubit dhe objektivave të sezonit. Për zhvillimet e radhës, klubi do të njoftojë me kohë”, shkruhet në njoftimin e klubit kosovar.

Ditën e djeshme Ferizaj barazoi në shtëpi me Prishtinën e Re, një përballje direkte në luftën për mbijetesë. Pas 29 javësh kampionat skuadra qëndron në vendin e 8-të në renditje vetëm 1 pikë lag zonës që të zbret në kategorinë inferiore

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: