PSG ka gjetur gjuhën e përbashkët me Barcelonën për transferimin e Ferran Torres. Sulmuesi ka firmosur për kampionët e Europës, deri në vitin 2031.
“Paris Saint-Germain me kënaqësi njofton mbërritjen e Ferran Torres. Sulmuesi spanjoll, kampion bote, ka nënshkruar me klubin deri në vitin 2031 dhe do të mbajë numrin 9”, thuhet në njoftimin e PSG-së.
