Real Madrid ka zyrtarizuar Xabi Alonson në pankinë. Ka qenë vetë klubi i Los Blancos, që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur lajmin.
Alonso do të pasojë Ancelottin, i larguar në fund të sezonit.

Ashtu siç përflitej, tani gjithçka ka marrë formë zyrtare, me teknikun që do fillojë nga puna për sezonin e ri.

“Xabi Alonso është trajneri i ri i Real Madridit. Trajneri 43-vjeçar spanjoll rikthehet në klubin ku fitoi gjashtë trofe si lojtar. Ai largohet nga Leverkusen, skuadër në të cilën bëri histori duke fituar kampionat, kupë dhe superkupë”- shkruan klubi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb