Tani është zyrtare. Real Madrid ka bërë me dije se Arbeloa nuk është më trajner i ekipit.
“Real Madrid CF dhe Álvaro Arbeloa kanë arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund mandatit të tij si trajner i ekipit të pare.
“Real Madridi është thellësisht mirënjohës ndaj Álvaro Arbeloas, i cili gjatë gjithë qëndrimit të tij në klub, duke filluar që nga koha e tij në akademinë tonë të të rinjve, gjithmonë ka demonstruar besnikëri, përkushtim dhe profesionalizëm. Ai mishëron vlerat e klubit tonë. Real Madridi, i cili do të jetë gjithmonë shtëpia e tij, i uron Álvaro Arbeloas dhe të gjithë familjes së tij më të mirat në këtë fazë të re të jetës së tyre.”
