Pas largimit nga Tirana, Orges Shehi është zyrtarizuar te Prishtina. Trajneri i njohur dhe klubi dardan, kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe tashmë lajmi është zyrtar.

Postimi:

FC Prishtina njofton se ka arritur marrëveshje me trajnerin Orges Shehi, i cili do ta drejtojë ekipin tonë nga sezoni i ardhshëm.
Shehi vjen në kryeqytet me një përvojë të madhe në futbollin shqiptar dhe rajonal, pasi gjatë karrierës së tij ka udhëhequr skuadra të njohura si Skënderbeu, Kukësi, Partizani, Ballkani dhe së fundmi Tirana.
Gjatë periudhës te Tirana, ai fitoi titullin kampion dhe Superkupën e Shqipërisë, ndërsa me Skënderbeun triumfoi në Superkupën e Shqipërisë. Për punën dhe sukseset e tij, Shehi është shpallur dy herë “Trajneri i Vitit” në Shqipëri, në vitet 2022 dhe 2023.
Përveç karrierës si trajner, Orges Shehi ka pasur edhe një karrierë shumë të suksesshme si portier, duke qenë një nga emrat më të njohur të futbollit shqiptar ndër vite.
Pas zyrtarizimit të marrëveshjes me klubin, trajneri Orges Shehi u prononcua:
“𝐄̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐧𝐚𝐪𝐞̈𝐬𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣𝐞̈𝐬𝐢 𝐞 𝐦𝐚𝐝𝐡𝐞 𝐪𝐞̈ 𝐣𝐚𝐦 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐞̈ 𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐤𝐥𝐮𝐛𝐢 𝐬𝐢 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐚. 𝐒𝐡𝐩𝐫𝐞𝐬𝐨𝐣 𝐝𝐡𝐞 𝐛𝐞𝐬𝐨𝐣 𝐬𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐮 𝐤𝐥𝐮𝐛𝐢, 𝐬𝐭𝐚𝐟𝐢 𝐭𝐞𝐤𝐧𝐢𝐤, 𝐥𝐨𝐣𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐢𝐟𝐨𝐳𝐞̈𝐭 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐛𝐞̈𝐣𝐦𝐞̈ 𝐦𝐚𝐤𝐬𝐢𝐦𝐮𝐦𝐢𝐧 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐚 𝐫𝐢𝐤𝐭𝐡𝐲𝐞𝐫 𝐅𝐂 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐞̈𝐧 𝐚𝐭𝐲 𝐤𝐮 𝐢 𝐭𝐚𝐤𝐨𝐧.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: