Migen Memelli është zyrtarisht trajneri i ri i Skënderbeut. Ish sulmuesi ka gjetur akordin me presidentin Ardian Takaj për të marrë drejtimin e klubit korçarë. Memelli do të prezantohet në orën 14:00 në krye të ekipit ndërsa ky lajm u konfirmua për “BalkanWeb” nga presidenti Takaj. Memelli pason në këtë mënyrë Julian Ahmataj në krye të Skënderbeut ndërsa merr drejtimin e ekipit në një moment të vështirë teksa Skënderbeu renditet në vendin e fundit në tabelën e klasifikimit.

Memelli1
Memelli1

Memelli do të debutojë në stolin e Skënderbeut të shtunën kundër Tiranës, ish ekipi i tij ku punojë për një periudhë të gjatë në drejtimin e ekipeve zinxhirë. Kjo do të jetë një sfidë e veçantë mes dy ishëve, pasi dhe Orges Shehi përballet me të kaluarën e tij të famshme, skuadër ku fitojë gjithçka si lojtarë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb