Sokol Cikalleshi kthehet të luajë në Superligën e Turqisë. Sulmuesi I kombëtares shqiptare është transferuar te Koniaspor, ku pas firmës në kontratë ka bërë edhe prezantimin zyrtar. Një lëvizje e rëndësishme për 30-vjeçarin, që do të vijojë karrierën në kampionatin elitar të futbollit turk.

119118315 2914896761945144 8599331743726633065 O
119118315 2914896761945144 8599331743726633065 O

Nuk bëhen të ditur tërmat financiarë, por sipas mediave turke, Koniaspor ka shpenzuar një shumë të rëndësishme për të blerë kartonin e sulmuesit nga Akhisar. Ky detaj duket se ka bërë diferencën në zgjedhjen e Sokol Cikalleshit, që kishte edhe oferta të tjera gjatë kësaj merkato të verës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb