Klubi nga Katari, Al Ahli njoftoi këtë të dielë nënshkrimin e Julian Draxler. Anësori gjerman nënshkroi një kontratë për dy sezone, teksa zyrtarizimi i marrëveshjes erdhi ditën e sotme.

Draxler u largua nga PSG në këmbim të 20 milionë eurove plus tre milionë euro në formë bonusesh. Ditët e fundit, e ardhmja e Draxler ishte e pasigurt, por në fund lojtari vendosi të largohej nga PSG pas shtatë sezonesh dhe të nisë një përvojë të re në karrierën e tij.

Kujtojmë se, sezonin e kaluar, Draxler nuk ishte pjesë e skuadrës franceze që zotëronte kartonin e tij, pasi ishte huazuar te SL Benfica. Gjatë kohës së tij në Portugali, futbollisti në fjalë zhvilloi 18 paraqitje dhe shënoi dy gola. JS

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: