Flamurtari ndërhyn në merkato. Klubi vlonjat ka zyrtarizuar afrimet e Momcilo Raso dhe Leo Melo. Lajmi është bërë i ditur nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Momcilo Raso është zyrtarisht futbollist i Flamurtari Football Club. Qendërmbrojtësi vjen nga Lokomotiv Tashkent, me eksperiencë ndërkombëtare si ish-lojtar i Malit të Zi U21.
Léo Melo i bashkohet Flamurtarit për të forcuar repartin ofensiv Mesfushori ofensiv brazilian sjell kreativitet dhe energji në mesfushë. Vjen nga eksperienca me KF Egnatia”- tha Flamurtari.
