Tani është zyrtare. Neymar do të qëndrojë te Santos edhe për një vit. Sulmuesi vendosi që të rinovojë kontratën, duke vazhduar bashkëpunimin me ekipin edhe me këtë vit.

“Viti 2025 ishte një vit i veçantë dhe frymëzues për mua. Momente gëzimi dhe hidhërimi, të cilat munda t’i përballoja falë dashurisë së të tjerëve”- tha Neymar.

Marrëveshja u arrit kur lojtari ndodhej në Mangaratiba, në Rio de Janeiro, gjatë festave të vitit. 33-vjeçari në 20 ndeshje ka mundur që të shënojë 8 gola.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb