Amin Tahiri ka vendosur të kalojë nga kategoria e dytë sllovake tek ajo sllovene. Kështu së fundi firmosi me Brinjen.

Sulmuesi shkodran mund të kujtohet në Superiore për eksperiencën që kaloi te Tirana, në pjesën e dytë të edicionit të kaluar. Asokohe ishte i huazuar nga klubi italian Feralpisalo.

Dhe në total mori vetëm 6 minuta në një ndeshje kampionati ndaj Laçit. Për herë të parë do të provojë një eksperiencë në Slloveni.

21-vjeçari numëron ndërkohë dy miqësore me Kombëtaren U-21. Mundësia i jepej në vitin 2024, për t’i hapur më pas rrugë kalimit te Tirana.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb