Tirana ka firmosur me portierin Gentian Selmani. Klubi bardheblu ka gëzuar tifozët e skuadrës kryeqytetase, teksa ka dhënë lajmin nëpërmjet kanaleve zyrtare.

Pas largimit të Visar Bekaj, Tirana ishte në kërkim të një “gardiani”, të aftë për të siguruar portën. 25-vjeçari Selmani luajti 17 sfida në edicionin që kaloi te Laçi, ndërsa në CV e tij ka skuadra si Boluspor dhe Menemenspor.

Ai numëron 4 paraqitje me skuadrën e parë të Shqipërisë, sakaq ka mbajtur veshur plot 17 herë fanellën e kuqezinjve U21. Me interes të madh pritet të shihen paraqitjet e tij me Tiranën.

Për bardheblutë ky është afrimi i dytë në ditën e sotme, pas zyrtarizimit të sulmuesit brazilian, Kaina Nunes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb