Tirana ndërhyn në merkato. Klubi bardheblu ka siguruar firmën e lojtarit Anton Kresic.
“Anton Kresic është emri më i ri që i bashkohet klubit tonë. Mbrojtësi ka arritur marrëveshjen e bashkëpunimit me klubin dhe është prezantuar me ekipin dhe stafin teknik, duke nisur menjëherë punën me skuadrën”- tha Tirana.
Mbrojtësi 29-vjeçar, ka luajtur më parë për skuadra si Cluj në Rumani, Gorica në Kroaci dhe Padova në Itali.
