Thomas Myler, një nga legjendat e Bayern Munich, zbuloi se ky do të jetë sezoni i tij i fundit me klubin ku shkroi historinë. Në mungesë të një oferte për të rinovuar kontratën, Myler ka vendosur të largohet, vendim i bërë publik me anë të një letre të gjatë të publikuar në rrjetet sociale:
“Pas shumë zërave që janë thënë këtë periudhë, gjej rastin të sqaroj gjërat me anë të kësaj letre. Pas kaq shumë vitesh, argëtohem ende duke qëndruar në fushë, duke luftuar me djemtë për të fituar së bashku. Mund ta kisha bërë shumë mirë këtë gjë edhe sezonin e ardhshëm, por klubi vendosi të mos negocioj me mua për të rinovuar kontratën për sezonin e ardhshëm. Kjo nuk është në linjë me dëshirat e mia, por e rëndësishme është që klubi të ndjek prioritet e veta”, shkuan ndër të tjera Myler.
(BalkanWeb)
