Thomas Frank është trajneri i ri i Tottenham. Spurs kanë gjetur marrëveshjen me teknikun e njohur dhe palët do të bashkëpunojnë deri në vitin 2028.

“Jemi të kënaqur të njoftojmë emërimin e Thomas Frank si trajneri me një kontratë që zgjat deri në vitin 2028”- shkruan klubi.

51-vjeçari danez ka drejtuar Brentford së fundmi. Ai numëron 317 ndeshje në krye të kësaj skuadre, me ekipin që ka marrë mesatarisht 1.51 pikë për ndeshje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb