Tani është zyrtare. Lucescu nuk është më trajneri i Rumanisë. Ai ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i Kombëtares, me lajmin që është bërë i ditur nga Federata.

Lucescu udhëhoqi Rumaninë deri në gjysmëfinalen e Play Off, aty ku ekipi u mund 1-0 nga Turqia. 80-vjeçari, në periudhën e dytë në stolin e kësaj kombëtarje, qëndroi në pankinë për 18 ndeshje.

Lucescu, i cili kishte marrë drejtimin e ekipit kombëtar vetëm një vit më parë, kishte qenë nën presion të vazhdueshëm nga tifozët dhe mediat për shkak të formës së dobët të skuadrës Pak ditë më parë, Lucescu pati probleme shëndetësore, duke marrë parasysh ngarkesën e madhe dhe stresin e punës.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb