Sabien Lilaj i cili pak ditë ma parë deklaroi se nuk do vijonte më aventurën te Skënderbeu ka zgjedhur klubin e ri.
Nëpërmjet një njoftimi në sajtin zyrtar të klubit Qarabag ka njoftuar se ka arritur akordin me mesfushorin shqiptar i cili luan edhe për kombëtaren kuqezi. Bëhet e ditu se marrëveshja midis dy palëve është arritur për 1 vit, me opsion rinovimi edhe për 1 tjetër.

Futbollisti ndërkohë gjatë këtyre dy sezoneve do të përfitojë gjysmë milioni euro.
Njoftimi zyrtar i Qarabag FK
“Qabala, e cila është duke u përgatitur për sezonin 2018-2019, ka bërë transferimin e parë në merkaton verore. Lojtari i kombëtares shqiptare të futbollit, Sabien Lilaj, është bashkuar me skuadrën. Është nënshkruar një kontratë 1+1 vjeçare me mesfushorin 29-vjeçar.
Duke e filluar karrierën e tij në Tiranë, Lilaj e bëri debutimin në këtë ekip dhe luajti aty në periudhën 2008-2011. Në sezonin 2011-2012, Sabien, një legjionar që luante në Kroaci, mbante uniformën e Lokomotivës së Zagrebit.
Ai luajti te Skënderbeu nga viti 2012 deri në vitin 2018. Sabien e ka fituar gjashtë herë titullin e kampionëve të vendit. Ai është zgjedhur futbollisti i vitit 2015 dhe 2017. Lilaj, pjesë e ekipit kombëtar U-20 dhe U-21 të Shqipërisë, e bëri debutimin në kombëtaren e vendit të tij më 2011. Mesfushori ka luajtur 16 ndeshje në këtë ekip”.
(e.k/BalkanWeb)
