Skuadra e Kukësit ka shkarkuar sot trajnerin serb Mlladen Milinkoviç. Ky vendim vjen pas humbjes me Luftëtarin. Kujtojmë se ky i fundit mundi Kukësin në stadiumin ‘Zeqir Ymeri’ me rezultatin 1-2. Serbi ka paraqitur dorëheqjen pranë presidentit Gjici, i cili e ka miratuar dhe e ka falënderuar teknikun për bashkëpunimin.

Aktualisht, po përflitet për shumë emra të njohur trajnerësh që mund të marrin drejtimin e verilindorëve. Armando Cungu dhe Ivan Gvozdenoviç janë emrat që përfliten më shumë në media si zëvendësuesit e Milinkoviç, por trajneri i ri mund të jetë një emër surprizë.

Burime për “BalkanWeb” pranë klubit të Kukësit bëjnë me dije se kandidati më potencial për të marrë drejtimin e verilindorëve është pikërisht Artan Mërgjyshi. Madje midis trajnerit dhe drejtuesve të klubit kanë nisur edhe bisedimet për të arritur një marrëveshje të përbashkët midis tyre.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: