Christian Mba është lojtari më i ri i Partizanit. Lajmi ka ardhur nga vetë klubi i kuq, me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Sulmuesi, i cili vjen nga Trepça 89’ ka nënshkruar një kontratë për 3 sezone e gjysmë. Klubi kryeqytetas ia del kështu të gjejë zëvendësuesin e Skukës, pa humbur shumë kohë.
“FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon afrimin e Christian Mba. Klubi ka arritur akordin me sulmuesin, i cili së fundmi ishte pjesë e ekipit Trepca 89′.23 vjeçari nga nigeria ka firmosur një kontratë për 3 vite e gjysëm me opsion edhe për një tjetër vit” – Shkruan klubi.
(BalkanWeb)
