Kristi Qarri është zyrtarisht lojtar i Drenicës. Portieri që e mbylli me Vllazninë, ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Superligën e Kosovës nën urdhërat e trajnerit Tomas Brdariç.
Njoftimi i Drenicës:
“Kemi kënaqësinë të njoftojmë arritjen e marrëveshjes me portierin Kristi Qarri, i cili tashmë është zyrtarisht pjesë e familjes FC Drenica.
Kristi i bashkohet ekipit me ambicie të mëdha për të dhënë kontributin e tij maksimal në arritjen e objektivave tona dhe për të forcuar portën kuqezi”, shkruan Drenica.
