Pas zhgënjimit në finalen e “Final Four” ndaj Egnatias, Vllaznia ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Tomas Brdaric.

Në rikthimin e dytë në Shkodër, Brdaric drejtoi skuadrën në 51 ndeshje, me ekipin që mori mesatarisht 1.51 pikë për çdo takim.

Vllaznia shumë shpejt do të nisë nga puna për gjetjen e trajnerit të ri, për sezonin e ardhshëm futbollistik.

Postimi:

𝐊𝐅 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐧𝐣𝐨𝐟𝐭𝐨𝐧 𝐦𝐛𝐲𝐥𝐥𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐦𝐞 𝐭𝐫𝐚𝐣𝐧𝐞𝐫𝐢𝐧 𝐓𝐡𝐨𝐦𝐚𝐬 𝐁𝐫𝐝𝐚𝐫𝐢𝐜̧. 𝐊𝐥𝐮𝐛𝐢 𝐞 𝐟𝐚𝐥𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫𝐨𝐧 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐝𝐡𝐞̈𝐧𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐫𝐲𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐤𝐮𝐚𝐝𝐫𝐞̈𝐬 𝐭𝐨𝐧𝐞̈ 𝐠𝐣𝐚𝐭𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐬𝐚𝐣 𝐩𝐞𝐫𝐢𝐮𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐢 𝐮𝐫𝐨𝐧 𝐬𝐮𝐤𝐬𝐞𝐬𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐚𝐫𝐫𝐢𝐞𝐫𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐭𝐢𝐣.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb