TIRANE- “Elbasan Arena” do të jete stadiumi ku do të zhvillohet takimi i kombëtares shqiptare, përballë asaj serbe.

Lajmi është konfirmuar nga Federata Kombëtare e Futbollit. Kjo ndeshje, që pritej të mbahej në 8 tetor
në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër është zhvendosur në Elbasan. Sipas FSHF-së ky vendim erdhi pasi UEFA kërkon siguri të plotë dhe gjykon se ky takim nuk mund të zhvillohet në një stadium, ku luhet për herë të parë siç është “Loro Boriçi”.S ipas UEFA-s, stadium i ri duhet testuar fillimisht në një miqësore të nivelit të lartë dhe pastaj mund të vazhdojë normalisht ndeshjet zyrtare ndërkombëtare.

“Në lidhje me organizimin e ndeshjes eliminatore te Kampionatit Europian France 2016, qe do te luhet ne Shqiperi, FSHF informon se UEFA kërkon siguri të plotë dhe gjykon se ky takim nuk mund të zhvillohet në një stadium, ku luhet për herë të parë. Stadiumi “Elbasan Arena”, ka dhënë prova të sukseshme në aspektin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së përgjithshme të ndeshjeve. Sipas UEFA-s, stadium i ri duhet testuar fillimisht në një miqësore të nivelit të lartë dhe pastaj mund të vazhdojë normalisht ndeshjet zyrtare ndërkombëtare”, deklaron FSHF.

Më tej Federata Shqiptare pohon se këto janë arsyet që e kanë bë të marrë këtë vendim, ndërsa njofton se në muajin nëntor do të sigurojë një miqësore të nivelit të lartë në Shkodër.

“Federata Shqiptare e Futbollit e mirëkupton shqetësimin legjitim të UEFA-s, duke patur parasysh specifikën e këtij takimi dhe shkallën e lartë emocionale të krijuar rreth saj për shkaqe që dihen. Për këtë arësye, ajo vendosi që takimin Shqipëri – Serbi, ta organizojë në “Elbasan Arena”. Ndërkohë në muajin nëntor, FSHF, do të sigurojë një miqësore të nivelit të lartë në Shkodër. Ndërkohë Federata SHqiptare e Futbollit ka nisur punën me agjencitë ligjzbatuese për të siguruar plotësisht, ecurinë normale të kësaj ndeshjeje”, përfundon deklarata e FSHF-së.

Rezultati i parë Shqipëri-Serbi u vendos në tavolinë, ndërsa Shqipëria mori 3 pikë pas vendimit të CAS. Pas incidentit të ndodhur më 14 tetor në stadiumin “Partizani” në Beograd, loja u la përgjysmë. Shkak i gjithë kësaj situate u bë një dron me flamur shqiptar, i cili u ul në fushën e gjelbër të stadiumit serb, duke shkaktuar kështu irritimin e këtyre të fundit. Sakaq, UEFA vendosi nga 100 mijë euro gjobë për të dyja skuadrat. Po ashtu, Serbia u dënua me dy ndeshje pa tifozë.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: