Një delegacion i nivelit të lartë nga Hamas ka mbërritur në Kajro për të zhvilluar bisedime me zyrtarë të inteligjencës egjiptiane, lidhur me përshkallëzimin e fundit të armiqësive në Rripin e Gazës. Lajmin e bën të ditur e përditshmja saudite Al-Hadath, e cila citon një burim anonim me njohuri mbi situatën.

Sipas gazetës The Times of Israel, delegacioni pritet të takohet edhe me përfaqësues të vendeve ndërmjetëse – Egjiptit, Katarit dhe Shteteve të Bashkuara – me qëllim diskutimin e “metodave për të frenuar përshkallëzimin” dhe për të kaluar në fazën e dytë të planit të Presidentit amerikan Donald Trump për të ardhmen e Gazës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb