Zyrtarët ukrainas kanë njoftuar se janë identifikuar varreza masive jashtë qytetit të Mariupolit.

Provat e krimeve të luftës janë në rritje. Sipas zyrtarëve fotot e mbledhura dhe të analizuara nga kompania amerikane e imazheve satelitore Maxar Technologies që tregojnë më shumë se 200 varre të reja në një vend në skajin veriperëndimor të Manhushit, në veriperëndim të Mariupolit.

Ndërkohë rreth 100,000 njerëz kanë mbetur të bllokuar pas bombardimeve të vazhdueshme ruse.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb