TIRANE– Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka zhvilluar një konferencë për shtyp me Presidentin e Landit te Hessen në Gjermani, Volker Bouffier. Gjatë fjalës së tij ministri Klosi tha se Shqipëria ka dalë nga lista e 10 vendeve që kërkojnë azil në Gjermani, ndërsa u shpreh se tashmë punësimi në Gjermani është vetëm përmes kualifikimit dhe punësimit legal.

“Te dhënat me te fundit nga autoritetet gjermane, Shqipëria ka dalë nga lista e 10 vendeve që kërkojnë azil në Gjermani. Koha na dha të drejtë që vala e largimeve 2 vjet më parë ishte mashtrim. Tani punësimi është vetëm përmes kualifikimit dhe punësimit legal. Me Gjermaninë, projekt për punësimin sezonal të nxënësve të arsimit profesional. Gjermania kërkon kryerjen e shpejtë të reformës në drejtësi. Përshëndes qëndrimin e qeverisë gjermane qe nxit miratimin e shpejtë të reformës në drejtësi”- tha Klosi.

Ndërkohë në fjalën e tij, Volker Bouffier tha se reforma e gjyqësorit duhet të vazhdojë dhe Shqipëria ka në krah Gjermaninë. Ai u shpreh se do rriten investimet gjermane kur të rritet siguria juridike.

“Qëndrimi jonë është i qartë, do investohet në Shqipëri kur të rritet siguria juridike. Qëndrimi i Gjermanisë është i qartë, vijoni me reformimin e gjyqësorit. Jemi këtu për të ofruar vetëm punësim legal në Gjermani. Profilet e kërkuara janë ato me kualifikim profesional”- tha zyrtari gjerman.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: