Ndihmësi i Kremlinit Yuri Ushakov, është shprehur se Rusia dhe SHBA kanë bërë përparime lidhur me bisedimet e paqes për Ukrainën. Ky reagim i Ushakov ka ardhur pas bisedimeve në Moskë, të zhvilluara në Moskë.

Megjithatë nuk ka munguar edhe një kritikë për aleatët evropianë të Ukrainës.

“Evropianët vazhdimisht paraqesin kërkesa që janë të papranueshme për Moskën… Do të thoja se evropianët nuk po kontribuojnë në arritjen e një zgjidhjeje midis Uashingtonit dhe Moskës për çështjet ukrainase”, është shprehur ai.

Ushakov, pohon se një takim mes Putinit dhe Trump mund të zhvillohet në një të ardhme të afërt.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb