Presidentja Vjosa Osmani sot do të pres në takim Zëvendësndihmës Sekretarin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David A. Baker.

Sipas njoftimit të lëshuar për media, takimi do të zhvillohet nga ora 15:00 në Kabinetin e Presidencës.

Baker arriti të premten në Kosovë, dhe u prit nga e ngarkuara me punë e misionit diplomatik të Amerikës në Kosovë  Anu Prattipati.

Gjatë vizitës së tij, Baker do të takohet edhe me ministrin e Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedoncin.

Sipas njoftimit të Presidencës mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb