Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi, ka zbuluar se si Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, lajmëroi uniformat blu për një parcelë me kanabis ditën e sotme.

I ftuar në “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në News24, Jaupi tregoi se ministri Demiraj e kishte thirrur në zyrë për t’i kërkuar mbështetjen e policisë në një operacion antikanabis në Tepelenë.

“Ministri Dritan Demiraj më thirri në zyrë dhe më lajmëroi për një parcelë me kanabis. Kërkoi që të shkonim dhe ne atje pasi ishte në dijeni të ekzistencës së kanabisit. E lamë të shkonim rreth orës 08:00 të mëngjesit, ndërkohë që vetë ministri shkoi më përpara,” tregoi Jaupi, raporton BalkanWeb.

Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj monitoroi një operacion anti-drogë në Tepelenë sot, ku u sekuestruan rreth 2000 mije rrënjë kanabis. Operacioni është kryer nga Policia e Shtetit ne fshatin Nivice, në zonen e thepisur të quajtur Backove. Nga ky operacion janë shkatërruar mbi 2000 mije rrënjë kanabis në kubikë si dhe disa fishekë.

Operacioni është drejtuar në terren nga zv.drejtori i Përgjithshëm dhe drejtori i SHCBA.

Demiraj u shpreh i vendosur të pastrojë Shqipërinë nga harta e kultivimit dhe trafikimit të lendeve narkotike.

 

(e.f/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb