Edhe pse kemi të bëjmë me një luftë mirëfilli, Moska ka refuzuar ta quajë kështu ofensivën e saj në Ukrainë.

Ata e kanë cilësuar atë si operacion ushtarak dhe së fundmi kanë thënë se ajo mund të përfundojë kur NATO të ndalojë përdorimin e territorit ukrainas për të kërcënuar Rusinë. Këto pretendime kanë ardhur nga Alexey Polishchuk, një prej zyrtarëve të lartë në Ministrinë e Jashtme të Rusisë.

“Operacioni special ushtarak do të përfundojë kur të përmbushen detyrat e tij. Midis tyre janë mbrojtja e popullsisë paqësore të Donbasit, demilitarizimi dhe denazifikimi i Ukrainës, si dhe eliminimi i kërcënimeve ndaj Rusisë që vijnë nga territori ukrainas për shkak të kapjes së saj nga Vendet e NATO-s”, tha Polischuk.

Megjithatë, ai nuk dha asnjë detaj se si NATO po kërcënonte Rusinë nga territori i Ukrainës.

Diplomati shtoi se operacioni “po shkonte siç ishte planifikuar” dhe se “të gjitha qëllimet e do të arrihen”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: