Autoritetet izraelite kanë deklaruar se po vijojnë sulmet me raketa në drejtim të Teheranit. Guvernatori i provincës veriperëndimore të Azarbajxhanit Lindor në Iran thotë se atje kanë humbur jetën 31 persona, përfshirë 30 ushtarë dhe një anëtar të Kryqit të Kuq iranian. Bahram Sarmast njofton gjithashtu se deri tani janë plagosur 55 persona.
Televizioni shtetëror iranian ka raportuar se 60 persona, u vranë në një sulm izraelit ndaj një ndërtese në Teheran. Irani ende nuk ka publikuar një numër zyrtar të përgjithshëm të viktimave.
Kryqi i Kuq iranian njofton se dy persona u vranë në një sulm ndaj një ambulance në provincën veriperëndimore të Azerbajxhanit Perëndimor. Përfaqësuesi iranian në Kombet e Bashkuara deklaroi dje se sulmet izraelite kanë vrarë 78 persona dhe kanë plagosur mbi 320 të tjerë.
Izraeli konfirmon se po vijon sulmet në Iran, ndërsa autoritetet iraniane kanë deklaruar se kanë ndaluar disa raketa.
(Balkanweb)
