Vllaznia ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me Gledjan Pusin deri në vitin 2028. Mbrojtësi 25-vjeçar do të vijojë të jetë pjesë e skuadrës shkodrane edhe për sezonet e ardhshme, duke konfirmuar besimin e klubit ndaj tij. Gjatë këtij sezoni, Pusi është aktivizuar në 11 ndeshje në Abissnet Superiore, duke dhënë kontributin e tij në repartin defensiv të Vllaznisë.

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës me futbollistin Gledjan Pusi.
Mbrojtësi i qendrës i skuadrën tonë do të jetë i veshur kuqeblu deri në vitin 2028”-thuhet në njoftimin e shpërndarë nga klubi shkodran.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb