Presidenti i SHBA, Donald Trump ka njoftuar se ka firmosur sot urdhrin ekzekutiv Sapo kam që zgjat afatin për mbylljen e TikTok për 90 ditë (17 shtator 2025).

Trump 1
Trump 1

Lajmi për shtyrjen e afateve të mbylljes u njoftua nga Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt gjatë një konference për mediat, këtë të martë.

Aplikacioni popullor për ndarjen e videove supozohej të ndalohej në SHBA pasi pronari i tij kinez, ByteDance, refuzoi t’ia shiste atë një blerësi amerikan brenda afatit të janarit.

Leavitt tha se zgjatja 90-ditore do të “siguronte që kjo marrëveshje të mbyllet në mënyrë që populli amerikan të mund të vazhdojë të përdorë TikTok me sigurinë se të dhënat e tyre janë të sigurta dhe të mbrojtura”.

(BalkanWeb)

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb