Roman Abramovich ka mbërritur sot në Milano me synimin për të mbyllur marrëveshjen me Juventusin për dy futbollistët të cilët Maurizio Sarri i pëlqen shumë.

“Corriera della Sport” shkruan se manjati rus i cili ende nuk ka siguruar një leje qëndrimi në Angli, së bashku me menaxherin Fali Ramadani do të tentojnë të bindin Juven për t’i marrë Gonzalo Higuain-in dhe Daniele Rugani-n.

Jo më larg se dje shefat e Chelsea-s janë takuar me drejtorin ekzekutiv të Juventusit, Fabio Patrici-n, ndërsa sot, me ndihmën e menaxherit të FIFA-s, Ramadanit, i cili njihet për marrëdhëniet e mira me ‘zonjën e vjetër’, ‘blutë’ e Londrës do tentojnë të finalizojnë marrëveshjen mbi bazën e 100 mln eurove.

60 mln janë përcaktuar për sulmuesin argjentinas, i cili në drejtimin e Sarrit në sezonin 2015-2016 realizoi 36 gola në 35 ndeshje në kampionat. Gjithsesi 30-vjeçari sezonin e fundit ka humbur nga shkëlqimi i tij pasi ka shënuar vetëm 16 gola.

Ndërkohë pjesa tjetër, 40 mln euro, do të jepen për Daniel Ruganin, mbrojtësin që ka shkëlqyer nën drejtimin e Masimiliano Allgeri-n. Vetëm në dhjetor, 23-vjeçari nënshkroi kontratën e re që skadon në verën e 2021, por Juventus mund të heqë dorë për shkak të shumës së shpenzuar për Ronaldon që kap shifrën e 112 mln eurove.

Më shumë të reja pritet të dalin në orët në vazhdim, me marrëveshjen midis palëve që duket se është drejt finalizimit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb